TIRANË-“Shijo produktet lokale të Tiranës”, ka qenw kryefjala e stendave të panairit të hapur prej 3 ditësh në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku prej disa vitesh tashmë është kyther në traditë ekspozimi i produkteve vendase bio.
Shumë biznese të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë produktet bio të zonave periferike, janë bërë pjesë e tendave në këtë panair.
“Po ti e ke vizituar panairin? “Shijo produktet lokale të Tiranës” e ka kthyer Sheshin “Skënderbej” në tregun më të madh të produkteve lokale. Sot dita e fundit, ndaj eja e bëj pazarin e së dielës. Ju mirëpresim,” shkruan mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Hapja e këtij panairi kushtuar produkteve bujqësore dhe blegtorale tregon vëmendjen e Bashkisë së Tiranës për ekonominë lokale.