Dëgjoj shpesh dëshirën e shqiptarëve për të emigruar! Sigurisht, secili ka ëndrrat dhe dëshirat e tij, çdo kush mendon të bëj një ndryshim, por një gjë është e sigurt se jeta në emigracion nuk është "jetë me lule" dhe njëherë që e nisë ka vetëm pak raste të ketë kthim mbrapa! Nëse ju premtojnë parajsën apo jetën më të bukur në emigracion, mos e besoni!
Jeta në emigracion është fillim e mbarim me shumë sakrifica e me një boshllëk të madh dashurie për njerëzit e afërt që nuk mbushet kurrë! Përpiquni të mos emigroni e të krijoni një jetë sa më dinjitoze në Shqipëri! Mos e shikoni largimin si zgjidhje, sepse nuk është ashtu! Në emigracion rrezikoni të ketë zhgënjime e dështime të mëdha e që duhet t'i përballoni të vetëm në një oqean me të panjohur!
Edhe kur të keni gëzime e lumturi nuk do të ketë dimensionin e merituar për ta përjetuar, sepse maksimumi do e ndani me pak miq e jo me familjarë! Në emigracion do të ktheheni nga puna e nuk do të gjeni gjellën e ngrohtë të nënës, nuk do të keni këshillat e sinqerta të babës e nuk do të keni as mbështetjen e vëllezërve apo të motrave!
Në emigracion ku të zen nata ka pak gjasa që të zen dita, je një elektronik i lirë, sepse guri i rëndë peshon në vendin e tij! Shikoje Botën jashtë, merr gjërat e modelet më të mira të saj dhe aplikoi me pasion e dashuri në vendin tënd! Merre stilin e jetesës, sidomos atë të Perëndimit e harmonizoje me vlerat më të mira dhe origjinale të vendit tënd!
Alban problemi eshte se kur flet keshtu nuk te besojne. Attij qe flet nga shqiperia jose se jo por as ne qe flasim nga emigracioni nuk na besojne.Ka disa arsye per mosbesimin. NJe arsye eshte se shqiptaret qe jane ne emigrim kur shkojne e vizitojne shqiperine vetem mburren dhe gennjejne dhe u krijojne iden atyre sikur te migrosh eshte si parajse. E dyta ne nuk informohem shume dhe nuk marrim nje vendim te kujdeshem para se te shkojme ne nje vend. Nje shqiptare, nje pronar i nje pike karburanti e restoranti me pyeti ku jeton pasi i thashe ne Kanada me thote jetoke ne vendin me te mire.Po i thashe ne vendin me te mire ku merrr 2500 dollare ne muaj dhe po kaq eshte edhe qeraja ( 2500 mesatarja, por jo me pak se 2000 dollare) e nje dhome e nje guzhine. Bejeei vet llogarite i thashe se i ke hapur ne internet. Qe nga shqiperia ne i mendojme shtet e perendimit pa probleme Mirpo nuk eshtee keshtu. Ne Ontario Kanada ka disa kriza, nje krize ne sistemin shendetsor ku dhomat e urgjences jane mbuyllur ne shsume qendra, ore te tera deri 7-8 ore ne dhomat e e mergjences, infermeieret lene punen dhe kerkoje per pune ne USA, 1.8 milin njerez nuk kane doktor familje. Nje krize tjeter eshte ne tregun e shtepive qe jane mbi 1 milion dollar. Shtepitee i blejne veteem milineret nga Azia qe u ven kycin dhe jetojne ne vendet e tyre dhe i mbajne rezerve ne rast ndonje problemi ne vendin e tyre.Siguria: 700 makina te vedhura ne gjysem viti, 3 makina te vjedhura ne nje ore ne Torontto. POlicia? Shteti? Eshte zinxhir krriminaliteti nderkombetar po punojme. Sa e sa probleme te tjera. Emigrimi nuk eshte me ai i vitevee 2000 kur shtepite dhe renta ishin tre here me shume se tani dhe rroga e tanishme nuk eshte tre here me shume se e viteve 2000. Rrogat jane rritur ne 20 vjet me 50-60 %. Duhen ditur gjithe keto pastaj te vendosesh.
PërgjigjuFakti eshte qe nese je njeri me etike pune e ambicje, me zanat ose i mirearsimuar (ose me kapacitetin per arsim te larte), emigrimi do ta permiresoje ndjeshem jeten (edhe pasi merr parasysh kostot psikologjike qe ka). Nga ana tjeter, nese e di qe je fundi i bidonit (dembel, i paafte per te mesuar gjera te reja, qe enderron pasurimin e shpejte e pa lodhje) eshte me mire te lash pjatat me nder ne vendin tend se sa ilegalçe ne dhe te huaj. Kjo keshilla e dyte vlen per te gjithe ata qe ne vitin 2022 u hipin varkave si piratet.
PërgjigjuSteriotipi qe po dominon sot eshte ai gangster me makina te shtrenjta marka dhe femra. E vetmja menyre per tu afruar eshte kriminaliteti prandaj rinia vrapon drejt Londres larg kujdesit prinderor dhe afer kriminalitetit. Ne Angli denohesh 6 muaj max 6muaj per "shtepi bari" ne shqiperi 6 vjet
Përgjigju