Foto ilustruese

Shira në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot

12 Tetor 2020, 07:25| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 07:26

  • Share

Mëngjesi do të fillojë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në zonat bregdetare ndërkohë që pjesa lindore do të kushtëzohet nga kthjellime.

Por pas mesditës, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar ndërkohë që intensiteti i tyre do të rritet në mbrëmje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?