Bota

Shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe përmbytje në veri të Spanjës

9 Korrik 2019, 15:30| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 16:05

  • Share

Veriu i Spanjës duket se i është nënshtruar motit të keq.

Trupi i pajetë i një njeriu u gjet në një qytet në Navarra të Spanjës, pasi shirat e rrëmbyer shkaktuan përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa qytete në rajonin verior, si në Tafalla, Olite dhe Pueyo.

Përmbytjet, të shoqëruara me breshër, sollën mbylljen e disa rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të ndryshme të vendit.

Autoritetet spanjolle kanë deklaruar se Tafalla, është një nga komunat më të prekura nga moti i keq.

Në Pamplona, prej rreshjeve dhe erës u anullua gara e përvitshme e demave

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?