Ndryshimet klimatike nuk kanë sjellë vetëm temperatura shumë të larta, por edhe përmbytje të shumta në shumë shtete të ndryshme.
Një raportim i pazakontë ka ndodhur në Indi, ku siç shihet në videon e publikuar një gazetar, Abhishek Upadhyay, po raportonte me një mikrofon në njërën dorë teksa përpiqet të qëndrojë në këmbë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në New Delhi, Indi.
Gazetari po raportonte vuajtjet e banorëve të Delhit, teksa përballen me ndikimin ekstrem të shirave të rrëmbyeshëm.
Nga ana tjetër, disa kalimtarët po e shikonin gazetarin të ulur në një pjesë betoni, ndërsa disa të tjerë po notonin përkrah tij.