Foto ilustruese

Shirat do të zgjasin dhe disa ditë! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

1 Qershor 2020, 08:13
  • Share

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë gjatë paradites në vend duke gjeneruar ndonjë shi të izoluar. Por sërish mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke bërë që reshjet të përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë, kryesisht veri dhe qendër.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Europa Juglindore mbetet me vranësira, shira dhe herë pas here stuhi ere. Ndërsa kthjellimet do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian, ku më të dukshme mbeten në Gadishullin Iberik.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?