Shirat e dendur shkaktojnë rrëshqitje të tokës në Sarandë, hapet gropa 6 metra e thellë pranë Syrit të Kaltër

15 Mars 2021, 18:50| Përditesimi: 15 Mars 2021, 19:01

  • Share

Rrëshqitje të dherave ka pasur në Krongj në zonë e Syrit të Kaltër në Sarandë, si pasojë e reshjeve të shiut. Gropa e hapur është e konsiderueshme me një diametër rreth 10 metra dhe thellësi 6 metra.

Dheu duket se ka qenë i butë dhe jo i ngjeshur, i kombinuar edhe me shirat në zonë, kanë shkaktuar gropën e krijuar, që është e mbushur me ujë.

Në videon e siguruar nga Shqiptarja.com, shihet se gropa e hapur nga rrëshqitja e tokës është e madhe, ndërsa policia ka vendosur perimetër sigurie për të mbajtur banorët larg zonës.

1615830947_grop2.jpg

1615830959_grop1.jpg

Gropa e krijuar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?