Shishet e ujit të hedhura në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia- Tirana

Sport

Shishet e ujit dhe ndërprerja e ndeshjes, Disiplina kyç stadiumin e Vllaznisë. E pëson edhe Olsi Teqja

4 Shtator 2019, 16:48| Përditesimi: 4 Shtator 2019, 17:14

  • Share

Komisioni I Disiplinës në FSHF ka publikuar sot vendimet për shkeljet e konstatuara në javën e tretë të Superligës. Bie në sy vendimi për klubin e Vllaznisë që është dënuar me katër ndeshja pa tifozë në stadiumin e  tyre për shkak të problemeve që tifozët shkodran shkaktuan në ndeshjen kundër Tiranës.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës, futja e një tifozi në fushën e gjelbër, por edhe shkaktimi i akteve të dhunës nga sportdashësit i ka shkaktuar shtrenjtë klubit kuqeblu. Për incidentet më herët reagoi edhe klubi i Vllaznisë që më herë bëri fajtor arbitrin e ndeshjes për vendimet e gabuara. Gjithashtu ata theksuan se tifozët bënë një sjelle të mrekullueshme përgjatë 90 minutave.

Pas takimit, zyrtarë të klubit të Tiranës, denoncuan ne media dëmet që kishte pësuar autobuzi nga gurët e tifozëve të skuadrës vendase.

Ndërkohë përveç Vllaznisë me dy ndeshje pezullim është dënuar edhe futbollisti i Kukësit Olsi Teqja, i cili sipas FSHF-së ka bërë deklarata kundër interesave të federatës.

Vendimet e Disiplinës

1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.
Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.
2. Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • YYY: 04/09/2019 17:28

    Po me Olsin c'paten? Apo denohet per agjidacion e propogande se "ka share MBRETIN"! Mbylle gojen djale, se keta mund te kerkojne denim edhe me heqje lirie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?