Partizani është rikthyer te fitoret në Superligë dhe këtë e ka bërë në një fushë të vështirë si ajo e Kukësit. Të kuqtë ia dolën për tre pikët me rezultatin 1-2 falë golave të Tedi Carës dhe Eneo Bitrit. Në minutën e 48 Daci barazoi përkohësisht për vendasit, por nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen. Pa fat edhe trajneri Dobi që e nis me disfatë te Kukësi, ndërsa Partizani rikthehet në krye të Superligës.
Për t’u veçauar në këtë takim ishte edhe goditja me shishe në kokë e Tedi Carës pasi realizoi gol. Për rrjedhojë futbollisti la fushën që në minutën e 14 i dëmtuar.
Partizani urime per fitoren agresori i shishes ujit duhet te marre denimin e merituar
Përgjigju