Sport

Shishja e ujit jo 'arma' e vetme, shqiptarët nuk kursyen as telefonat ndaj futbollistëve polak (FOTO)

13 Tetor 2021, 12:45| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 12:50

  • Share

Shishet e ujit nuk ishin sendet e vetme që tifozët shqiptar goditën dje në mbrëmje lojtarët e Polonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Një gazetar polak që ishte prezent në stadiumin ‘Air Albania’ ka postuar një foto ku duken telefona të thyer, por edhe çakmak, një send i palejuar të futet në stadium.

Gazetari polak i quajtur Simon Borzuç krahas fotos me ironi shkruan: “Sendet e gjetura në fushë sugjerojnë se finalja e mbrëmjes mund të kishte qenë më pak e këndshme! Përfundoi bukur! Urime skuadrës!"

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?