Dardha, Voskopoja dhe Shishtaveci zbardhen nga bora! Në Valbonë shiu sjell rrëshqitje dherash, pastrohen rrugët

4 Janar 2021, 10:19| Përditesimi: 4 Janar 2021, 14:26

  • Share

Në qarkun e Kukësit kanë qenë të pranishme edhe dëbora dhe reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Shishtaveci është zbardhur nga dëbora duke krijuar një pamje të bukur dhe nuk ka probleme me qarkullimin e rrugëve.

Problematike situata paraqitet në aksin Bajram Curri-Valbonë, ku ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve duke i bërë të kalueshme për qarkullimin e mjeteve.

Në qarkun e Kukësit autoritet lajmërojnë se rrugët janë të lira për qarkullim.

Ora 16:00
Reshjet e dëborës zbardhin fshatrat e Librazhdit (VIDEO)

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore dhe në fshatrat turistik të Librazhdit, në Steblevë, Fushë-Studen.

Shtresa e dëborës ofron një pamje magjepsëse në këto zona duke tërhequr turistë të shumtë.

Pronarët e bujtinave në këtë zonë shprehen për Report Tv se gjatë fundjavës së ardhshme presin fluks turistësh.

Reshjet e dëborës duket se nuk kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor apo ndërprerje të energjisë elektrike.

Ora 09:34
Dëbora arrin trashësinë 15-20 cm, rrugën e hapura për mjetet! Pamjet mahnitëse nga Dardha dhe Voskopoja

Nata ka sjellë intensitet të lartë të reshjeve të dëborës në zonën e Dardhës, Voskopojë dhe Qafës së Qarrit duke bërë që trashësia e saj të arrijë nga 15 deri në 20 cm. Në zonën e dardhës dendësia më e madhe  dëborës arrin në km e 8-16 të rrugës, por që duhet theksuar se rrugët janë të hapura dhe të kalueshme duke mos paraqitur asnjë problem për qarkullimin e mjeteve.

Për pastrimin e rrugëve j në Dardhë janë angazhuar dy borëpastruese, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit. Reshjet e borës në Dardhe vijojnë të jenë prezente por me intensitet të ulët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 05/01/2021 00:32

    Mbillni peme ne fshatra,,bredh,,pishe,rrap,,plepa,,ahu,dushk,,mos i lini kodrat dhe malet pa peme se e gerryen token shiu dhe lageshtia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?