Të arrestuarit dhe ekstazia me marken 'Louis Vuitton'

Shisin ekstazi në lokalet e Tiranës, Gjykata lë në burg pa afat 5 të arrestuarit mes tyre ish aktivisti i 'LVV', u kapën 11 mijë doza! Droga vinte nga Kosova

17 Gusht 2023, 12:41| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 13:01

  • Share

TIRANË- Gjykata penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11 mijë doza ekstazi, raporton gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

Arrest në burg u caktua për dy shqiptarët e Kosovës, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Besnik Mujeci ishte aktivist i Vetëvendosjes, pas lajmit u përjashtua nga partia.

Të arrestuarit u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, në Tiranë bashkë me dërgesën e lëndës narktoike. Konkretisht u sekuestruan 11300 tableta ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Policia thotë se droga shpërndahej në Tiranë e qytete bregdetare me makina me qira e për shkëmbimin e tabletave ekstazi caktoheshin vendet publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci. Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Konkretisht janë vënë në pranga të policisë:

  • Mithat Ramadani 30 vjeç (banues në Prishtinë)
  • Besnik Mujeci, 40 vjeç (banues në Prishtinë
  • Kalem Picari, 24 vjeç (banues në Tiranë)
  • Ambra Myftari 28 vjeçe (banues në Tiranë)
  • Daniel Avdija 26 vjeç (banues në Tiranë).

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?