Varëse kontrabandë

Shisnin bizhuteri kontrabandë të ardhura nga Turqia, nis hetimi për 7 pronarë argjendarie në Tiranë

23 Nëntor 2023, 09:06| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 09:50

  • Share

Sektori i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Tiranë ka arritur që të godasë disa argjendari të cilat shisnin produkte kontrabandë. Në total janë proceduar në gjendje të lirë 7 pronarë argjendarie, të cilë i kishin bizneset e tyre në Myslym Shyri, rruga e Dibrës etj.

Nën hetim janë vënë: G. S., 36 vjeç, F. D., 27 vjeç, M. B., 44 vjeçe, I. B., 37 vjeçe, F. S., 29 vjeç, I. I., 33 vjeç, F. A., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë

Këta persona dyshohet se kishin futur kontrbandë mallra me vlerë të markave të njohura ku produktet e tyre nuk lejohen që të shiten në dyqane të palicencuara.

Dyshohet se këto produkte vinin nga Turqia drejt Shqipërisë. Ata akuzohen për kontrabandë dhe fshehje e të ardhurave.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?