Tre shqiptarët e dënuar

Bota

Shisnin drogë në Angli, lihen në burg tre të rinjtë shqiptarë! Paratë e fituara i 'kthenin' në ora Rolex dhe veshje firmato

5 Mars, 09:24| Përditesimi: 5 Mars, 09:38

  • Share

ANGLI-Tre të rinj shqiptarë u dënuan me burg nga një gjykatë në Ipsëich të Britanisë së Madhe për përfshirjen e tyre në trafik drοge.

24-vjeçari Azem Ferizolli, 34-vjeçari Halit Ferizolli dhe 23-vjeçari Genart Loca u shpallën fajtorë për “rolin e tyre të rëndësishëm” në rrjetin e trafikut të kοkainës në atë që njihet si linja “Franke”.

Azem Ferizolli u dënua me 8 vjet e 6 muaj, Halit Ferizolli u burgos me 9 vjet dhe Loca u burgos për 7 vjet.

Detektivi Chris Townrow nga njësia e krimit të organizuar tha se ky ishte një operacion i gjerë proaktiv mes tyre dhe policisë metropolitane i cili ka çuar në ndjekjen e suksesshme të 3 anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti.

"Shpresoj se ky rezultat dërgon një mesazh të qartë se ne do të vazhdojmë të ndjekim bandat në këtë mënyrë, kudo në Mbretërinë e Bashkuar që ato veprojnë. Dëmi që shkakton droga komuniteteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nuk do të tolerohet”, shtoi ai.

Ky dënim erdhi pas atij të 5 personave të tjerë që u burgosën për rreth 15 vjet në lidhje me të njëjtin rast pasi u deklaruan fajtorë në 2023. Urdhër-arrestet për shqiptarët ishin lëshuar që në korrik 2022.

Oficerët sekuestruan të paktën 50 000 paund në cash, dy ora Rolex me vlerë 25 000 paund, sende të ndryshme, veshje, këpucë dhe çanta të stilistëve që arrinin në 10 000 paund dhe një makinë Toyota Prius me vlerë rreth 7 000 paund. Ata zbuluan gjithashtu rreth 10 000 paund kokainë dhe një pasaportë të dyshuar false.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?