Tiranë- Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit pasi shisnin drogë në zona të ndryshme.
Sipas njoftimit të policisë raportohet se një nga të arrestuarit u kap teksa lëvizte me taksi në rrugën e Kavajës. Ndërsa tjetri u kap në Vorë, me një pako me Kokainë me vete.
Si provë materiale u sekuestruan lëndët narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, 5 celularë, 1 peshore elektronike dhe 1 automjet.
Të dy akuzohen për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'.
Operacioni u kodua ‘Fshehtësia’.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan në rrugën e Kavajës, taksinë ku ishte pasagjer shtetasi F. K., banues në Tiranë. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, atij iu gjetën doza Heroine (me peshë totale 50 gramë), 250 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike. Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë ndaluan në fshatin Muçaj, automjetin me drejtues shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Fier. Nga kontrolli në automjet u gjet një pako me 56 gramë Kokainë. Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 36-vjeçari u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
