Policia e Tiranës

Tiranë/ Arrestohen dy të rinjtë e rrugës ‘Bardhyl’, kapen me kanabis afër shkollës

11 Janar, 10:52| Përditesimi: 11 Janar, 11:11

  • Share

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, pasi janë kapur me drogë në afërsi të një shkolle.

Dy të rinjtë, janë kapur në Rrugën Bardhyl, ku gjatë kontrollit që efektivët e policisë u kanë ushtruar, ka rezultuar se kishin me vete doza kanabisi gati për shitje.

Policia ka sekuestruar drogën, një grirëse metalike dhe automjetin që përdorej nga dy të rinjtë, Amy Beba, 26 vjeç, dhe Drilon Gjini, 26 vjeç.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Rrugën Bardhyl, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në këtë rrugë, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Drilon Gjini, 26 vjeç dhe Amy Beba, 26 vjeç, banues në Tiranë.    

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?