Kronikë

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, lihen me 'arrest shtëpie' 6 të arrestuarit! Prangoset edhe administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu, në kërkim 5 të tjerë

11 Tetor 2021, 12:03| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 10:45

  • Share

Pandemia e COVID -19 ka bërë që disa biznese ta shfrytëzojnë këtë për përfitime në mënyrë të paligjshme, ku 3 ditë më parë u zbulua një tjetër skemë mashtrimi me pasojë të rënda, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit.

Teksa Gjykata la sot në masën ‘arrest shtëpie’ për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë kur Prokuroria e Tiranës kërkoi burg, Report Tv ka mësuar se në kërkim janë shpallur edhe 5 të tjerë, në skemën me 12 persona.

Po sot në pranga përfundoi edhe Sokol Topçiu, 57 vjeç, administratori i Farma Net Albania, i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. 57-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa sot ra në prangat e policisë.

4 farmaci dhe depo farmaceutike kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për t’u shitur qytetarëve ilaçe kontrabandë. Në këtë skemë ishin të përfshirë 4 administratorë të farmacive dhe të depove farmaceutike në Tiranë, të cilët ranë në pranga. Në konkretisht u arrestuan të premtën si rezultat i një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. Në 10 muaj hetime operacioni u finalizuar me vënien në pranga të disa farmacistëve dhe vetëm një pronar depoje.

Në këtë skemë mashtrimi, 4 të arrestuarit bashkëpunonim me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu e cila dyshohet se i sillte mallrat kontrabandë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së COVID-19, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente kontrabandë. Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Ora 15:21
Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania

Në kuadër të vijimit të operacionit “Përfitimi”, ku shiteshin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, është arrestuar edhe një administrator farmacie në Tiranë. Më herët gjatë të njëjtit operacion u arrestuan 6 të tjerë, mes të cilëve 4 pronarë farmacish.

Në pranga përfundoi Sokol Topçiu, 57 vjeç, administratori i Farma Net Albania, i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. 57-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa sot ra në prangat e policisë. 

Report Tv mësoi më herët se në këtë rrjet janë përfshirë 12 persona, mes të cilëve tashmë 7 ndodhet pas hekurave, dhe 5 janë ende në kërkim. Në skemën e shitjes së ilaçeve kontrabandë ishin përfshirë 4 farmaci dhe depo farmaceutike që në bashkëpunim me njëra-tjetrën u shisnin qytetarëve ilaçet kontrabandë. 

Sokol Topçiu është administratori i Farma Net Albania, që ka rrjet farmacish , prej 100 të tillash në të gjithë vendin. Kjo kompani është themeluar në 2009. Kjo kopani është regjistruar për tregtim të  artikujve te ndryshëm, import - eksport, pajisje elektrike dhe elektronike, elektro-shtepiake, duhan, cigare, medikamente farmaceutike, bujqesore dhe blektorale, veshmbathje, lende te para per industrine, materiale ndertimi dhe hidrosanitare, pajisje zyrash dhe kancelari, pjese kembimi auto e makineri te cdo lloji.  

Kliko këtu për (Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania)

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skandal: 11/10/2021 20:32

    Miliona leke te harxhuara nga familjet per te semuret me Covid si pasoje e abuzimit skandaloz te mafies farmsceutike. Me qindra mijra familje ne borxhe dhe mijra te tjere kane humbur jeten si pasoje e cmimeve te paperballueshme abuzive te ketyre matrapazeve. Arest me burg jep gjykata per qindra te pamundur qe kane vjedhur 30 mije leke te vjetra. Arest shtepie per keta qe kane kryer genocid. Kryeministri tha qe jemi ne lufte, atehere cili eshte denimi per spekulantet ne kohe lufte???? Besoj e dini. Por faji nuk mbaron me keta matrapaze, ai ngjitet lart ne drejtorite e ministrise se shendetesise qe kane per detyre kontrollin e tregut, tek tatim taksat etj etj. Sot e arestuat, neser do e nxirrni, mos beni show kot. 100% qe ky i fundit eshte dorezuar me premtimin se do dale neser. Asnje kerkese per sekuestro preventive nuk ka bere prokuroria per parate e pista te ketij krimi.

    Përgjigju
  • Igli: 11/10/2021 18:42

    Sa tendera miliona euroshe ka marre Koli nga zonja ministre,Manasterliu,nuk llogariten.Sigurisht,qe nuk eshte vetem Koli,germoni,germoni.Por sidoqofte,neser,maksimumi,pasneser del me detyrim paraqitje,si fillim.

    Përgjigju
  • Lumja: 11/10/2021 18:37

    Hë,se del neser ne mengjez.

    Përgjigju
  • Ilir: 11/10/2021 18:34

    Edhe farmacia greke e Kolit eshte.Te gjitha ilacet aty kondrabande jane.Nje ilac qe ne Greqi kushton 4-5€ aty shitet 22€.Kjo farmaci eshte e paprekshme

    Përgjigju
  • Ben: 11/10/2021 18:31

    Koli dihet qe ben kondraband ilaçesh,por neser del nga burgu.Dorezon faktet(paret)dhe del,jane shume VIP-a te perlyer me Kolin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?