Ilaçet kontrabandë dhe farmacia

Shisnin ilaçe kontrabandë nga Greqia në Sarandë, lihen në arrest shtëpie çifti i farmacistëve! Kishin magazinuar medikamente me vlerë 70 mijë euro

13 Tetor 2022, 17:26| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 17:34

  • Share

SARANDË- Çifti Angjeli nga Saranda të cilët u arrestuan nga policia e Vlorës për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të ndryshme janë lënë të lirë. Gjykata e Sarandës ka caktuar masën 'Arrest shtëpie' për çiftin e bashkëshortëve nga Saranda.

Në farmacinë e tyre në lagjen nr. 1 në Sarandë, gjatë një operacioni të policisë, u gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

Operacioni i koduar 'Storage' ka vijuar me kontrollin e banesës së tyre, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre. Pasi forcat blu arritën të hynin në banesën e tyre, zbuluan se në 2 dhoma kishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?