Kronikë

Shisnin kanabis në Shkodër, pranga dy të rinjve (EMRAT+VIDEO)

12 Tetor, 11:26| Përditesimi: 12 Tetor, 11:31

  • Share

Shkodër - Dy të rinj nga fshati Bardhaj kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë  Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza u kapën teksa po lëviznin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me makinën si provë materiale.

"Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara nëpërmjet rrugëve operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë dy shtetas, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve A. Sh. dhe A. B., si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Sh., 21 vjeç, dhe A. B., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?