Kokaina e sekuestruar

Kronikë

Shisnin kokainë në Shkodër, arrestohen dy persona! U gjet në makinën e tyre droga dhe një dorezë metalike

15 Shkurt 2023, 11:20| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 11:32

  • Share

SHKODËR- Ermal Dhampiraj dhe Samanta Dedushi janë vënë në pranga pasi u kapën me doza kokainë të gatshme për shitje në automjetin e tyre. Në mjet, 42 vjeçari dhe 22 vjeçarja kishin kokainën gati për ta shitur në Shkodër.

Ata u kapën në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet është gjetur kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?