Foto ilustruese

Shisnin kokainë nëpër rrugët e Athinës, arrestohen tre shqiptarët në Greqi! U zbuluan pas kontrollit të banesës ku jetonin

11 Janar 2023, 21:47| Përditesimi: 11 Janar 2023, 22:26

  • Share

Tre shqiptarë janë arrestuar në Neo Kosmows të Greqisë ku janë kapur teksa shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë. Në pranga kanë rënë, një 54 vjeçar, një 51 vjeçar dhe një 21 vjeçar të cilët janë kapur brenda shtëpisë ku banonin në Atikë.

Në mënyrë të veçantë, në një kontroll të kryer në banesën e tyre, u gjetën dhe u konfiskuan: një paketë e improvizuar me 70 gramë kokainë, 398 gram pluhur i bardhë, i përshtatshëm për përzierjen e kokainës, 505 euro, 4 peshore elektronike precize, 2 celularë dhe objekte të përshtatshme për paketimin dhe standardizimin e lëndëve të tjera narkotike.

Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?