Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit dy ditë më parë nga operacioni 'Muzeu', pasi trafikonin me mina me telekomandë.
Në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, Bledar Çakalli, 31 vjeç dhe Edmond Bardhi, 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.
Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues Ilir Alliun dhe pasagjerë shtetasit Bledar Çakallin dhe Edmond Bardhin.
jatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon. Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.