Shisnin monedha prej floriri online, në pranga babë e bir në Tiranë! Sekuestrohen 467 monedha

1 Qershor 2023, 13:18| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 13:55

  • Share

TIRANË- Babë e bir në Tiranë kanë janë arrestuar pasi shisnin në rrjete sociale monedha floriri. Në pranga kanë rënë Kadri Forgali, 65 vjeç, dhe Klevis Forgali, 35 vjeç.

Në kuadër të operacionit "Gold coins", u sekuestruan 467 monedha floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve. Disa prej monedha dyshohet se janë të vjedhura.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?