KOREJA E VERIUT- Diktatori i Koresë së Veriu, Kim Jong Un urdhëroi ekzekutimin e një burri, Lee, pasi shiste CD, me filma dhe muzikë të Koresë së Jugut.
I pamëshirshmi, Kim Jong Un, detyroi gruan dhe 2 fëmijët e vegjël, të burrit fatkeq të shihnin skenën makabre të pushkatimit me 12 plumba.
Përveç familjarëve, edhe një publik prej 500 personash ishte prezent në momentin e ngjarjes.
Lee, i cili ishte një kryeinxhinier në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë në Wonsan, u akuzua nga autoritetet për 'akte anti-socialiste', për shkak të tregtimit të CD me video dhe muzikë të Koresë së Veriut.
Autoritetet e Koresë së Veriut thanë se ky ishte ekzekutimi i parë në Provincën Gangëon për veprime anti-socialiste sipas ligjit të mendimit anti-reaksionar.
Sipas mediave, ka edhe 20 persona të tjerë të cilët janë arrestuar dhe akuzuar për të shitje të CD me filma dhe muzikë të Koresë së Jugut.