Një person ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se shiste paketa të markave të shtrenjta pa pullë fiskale në kazino e lokale në Tiranë.
Mësohet se në pranga ka rënë Besnik Gërmenji, 40 vjeç nga Tirana, me pseudonimin 'qerosi', ndërsa po hetohen në gjendje të lirë edhe dy perona të tjerë, D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç.
Gërmenji pasi siguronte cigare kontrabanë, i shiste ato në pika të ndryshme dhe transportin e tyre, e kryente shtetasja D. G.
Gjatë kontrollit të banesës së Gërmenjit u gjetën dhe sekuestruan 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme. Ai akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës", "Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", i dënuar më parë po për këto vepra penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ky paskërka furnizuar edhe drejtorët e policisë se edhe ata kështu si kjo lloj paketë i pijnë....
PërgjigjuPo keta me cigare kapin se ata qe vjedhin miliona jane ministra.O Mero baze ku je?apo fajin e ka saliu?
PërgjigjuJa qeveria e kapi evazionin fiskal.E shikoni apo jo si lufton shteti.Ky robi qe shiste paketa e ka bo evazionin ne Shqipni duke shit paketa/O zot ku jetojme.Qeveritaret po pellcasin nga vjedhjet disa vjecare qe kane bere,te gjithe,asnjeri nuk arrestohet,ndersa ky shitesi i paketave rrugeve prangoset.Turp.
Përgjigju