Lezhë- Një 50-vjeçar i cili shiste doza kanabisi, në zonat bregdetare të Shëngjinit ka rënë në prangat e policisë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e Denis Hutit, blutë sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.
Operacioni për kapjen e tij u kodua ‘Coast Strike’.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetime të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, operacionin policor të koduar “Coast Strike”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
D. H., 50 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, Lezhë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në zonat brgdetare të Shëngjinit.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komente
