Operacioni policor i koduar "Gjurma", i cili ka zgjatur dy muaj, ka përfunduar me arrestimin e 57-vjeçares, Marjana Gjini, nga Mamurrasi, e cila shiste kokaine në doza në qytet dhe zonat përreth.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i plotë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Gjurma”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:
M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin.
Gjatë kontrollit fizik nga kësaj shtetaseje dhe kontrollit në automjetin që ajo kishte në përdorim, shërbmet e Policisë gjetën 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe 2 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komente
