Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Ilson Beqiraj, banues në Paskuqan.
Gjatë kontrollit në banesën e të riut, policia ka gjetur dhe sekuestruar 300 doza kanabis si dhe një qese me boçe për ta bërë doza.
Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Paskuqanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.