Shiste drogë në dyqan, arrestohet 26-vjeçari në Fier! I gjenden 88 doza kokainë dhe 40 grirëse kanabisi (EMRI)

19 Janar 2022, 11:59| Përditesimi: 19 Janar 2022, 12:10

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar pasi akuzohet për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i të riut Arsen Mete është bërë në kuadër të operacionit të koduar ‘Tabacino’.

Mësohet se në dyqanin e tij tabakino, 26-vjeçari shiste edhe kokainë. Sakaq, gjatë kontrollit të dyqanit dhe banesës së të riut janë sekuestruar 88 doza me lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu u sekuestruan 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e lëndës narkotike kanabis sativa, dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe shitjen e kokainës.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Tabacino", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Fier.

Vihet në prangat e Policisë 26-vjecari, që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në 88 doza gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për një shtetas që në dyqanin e tij tabakino, posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta në doza,  kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Tabacino".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen "11 Janari", Fier, në dyqanin tabakino në pronësi të shtetasit A. M., si edhe më pas gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën në total dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë narkotike kokainë, 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e lëndës narkotike kanabis sativa, qeska dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe  shitjen e lëndës narkotike të llojit Kokainë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?