Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se u shiste drogë të miturve pranë shkollave në qytetin e Patrës.
I identifikuari si Arbër Rexha, nga Tirana ishte pjesë e një organizate kriminale e cila u shkatërrua më 28 prill, shkruajnë mediat greke.
Ndërkohë që në pranga përveç tij ranë 4 drejtuesit e grupit dhe 8 anëtarë të saj. Mes 12 të arrestuarve kishte edhe mitur nga 14-17 vjeç.
Kjo organizatë dyshohet se ka kryer të paktën 65 shitje dozash kanabis, kokainë dhe MDMA në dy muajt e fundit në Patra.
Komento