Kronikë

Shiste drogëra të forta në doza, arrestohet 35-vjeçari në Korçë! Momenti kur ndalohet nga policia

13 Prill, 11:49| Përditesimi: 13 Prill, 11:56

  • Share

Një 35-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi siguronte drogëra të forta dhe më pas i shiste në doza.  Sipas policisë, 35-vjeçari u ndalua në lagjen nr.4 të qytetit teksa lëvizte me automjet.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj Denis Likës, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Lënda narkotike, tre aparatet celular dhe automjeti që ky shtetas përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Siguronte droga të forta dhe më pas i shpërndante në doza në lagje dhe ambiente lokalesh në qytetin e Korçës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive,  goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe më pas kanë bërë bllokimin e rrugës duke ndaluar për kontroll në lagjen nr. 4 Korçë, automjetin që lëvizte shtetasi i dyshuar që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit D. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.

Lënda narkotike, tre aparatet celular dhe automjeti që ky shtetas përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit D. L., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?