Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla kontrabandë, vihet nën hetim pronari i një dyqani në Roskovec

28 Dhjetor 2023, 10:10| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 10:11

  • Share

ROSKOVEC- Një tjetër rast i shitjes kontrabandë të fishekzjarrëve dhe kapsollave është zbuluar në Roskovec, ku pronari i dyqanit që i shiste është vënë në hetim.

Po ashtu në dyqan janë sekuestruar edhe disa kuti me fishekzjarrë. Po ashtu, pronari i dyqanit, A. K., 37 vjeç, fshihte të ardhurat e përfituara nga ky biznes

“Specialistët konstatuan se në një dyqan në lagjen nr. 2,  Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes. Për këto paligjshmëri u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë gjetën në dyqan, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekzjarrë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?