Shiste heroinë dhe kokainë në rrugët e Luganos, arrestohet 23 vjeçari shqiptar në Zvicër

29 Dhjetor 2023, 22:15| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 22:18

  • Share

ZVICËR- Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia zviceriane në Lugano ku është kapur teksa shiste kokainë dhe heroinë.

Gjatë kontrollit të policisë, të riut iu gjetën rreth 700 gramë heroinë dhe 100 gramë kokainë të ndara në doza gati për t’u shitur. Gjithashtu gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte iu gjetën edhe 3160 franga që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tij rëndon akuza për shkelje të rëndë të ligjit me shpërndarjen e narkotikëve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?