Kronikë

Shiste heroinë në doza, arrestohet 53-vjeçari në Fier! Sekuestrohet edhe kanabis në trajtë çokollate (EMRI+VIDEO)

11 Qershor, 09:08| Përditesimi: 11 Qershor, 09:21

  • Share

Fier- Një 53-vjeçar i cili shiste heroinë në doza është arrestuar nga policia e Fierit.

Adriatik Mone u kap në flagrancë në lagjen "Liri Gero" duke i shitur doza heroine një personi i cili do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij  uniformat blu sekuestruan doza Heroine, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete dhe shuma

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin policor të  koduar "Moment", për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta. 

Gjatë operacionit, në lagjen "Liri Gero", Fier, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. M., duke i shitur lëndë narkotike Heroinë, në doza, shtetasit F. D.  

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. M. dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Heroinë të ndarë në doza gati për shitje, një sasi lëndë narkotike Cannabis në trajtë çokollate, një krehër pistolete, 1 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti që ky shtetas përdorte për këtë veprimtari kriminale.   

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Fier, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 37 vjeç, banues në Patos", informoi sot policia.

 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?