Kronikë

Trafikonte kanabis dhe mbante armë pa leje, në pranga 36-vjeçari në Fier

10 Shtator 2022, 17:39| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 17:50

  • Share

Një 36-vjeçar u arrestua në Fier pasi shiste kanabis dhe mbante armë pa leje. Pasi mori informacione për paligjshmërinë, policia gjeti në shtëpinë e 36-vjeçarit Edison Kastrati, doza kanabisi të gatshme për shitje, një pistoletë dhe municion, të cilat i sekuestroi si prova materiale për shkeljet.

Për këtë, mbi 36-vjeçarin, banues në Fier, rëndon akuza "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Edison Kastrati u arrestua  gjatë operacionit policor “Zastave”, nga Komisariati i Policisë Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?