Korçë- Një 21-vjeçar i cili shiste kanabis në doza në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës është vendosur në pranga nga policia.
Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur hetimet për 29-vjeçar pasi u kap në flagrancë me doza kanabisi që ia kishte blerë 21-vjeçarit.
Si provë materiale u sekuestruan dozat e kanabisit, 1 celular dhe një shumë parash.
"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Ëiponja", operacionin policor të koduar “Split”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se shiste doza të lëndës narkotike kanabis, në lagjen nr. 8, Korçë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje; -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në flagrancë me doza kanabisi që dyshohet se ia kishte blerë 21-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e kanabisit, 1 celular dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komente
