VIDEO/Shiste kapsolla dhe fishekzjarrë në dyqan dhe fshihte të ardhurat, nën hetim 34 vjeçari në Durrës

14 Dhjetor 2023, 15:37| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 15:45

  • Share

Një 34 vjeçar në Durrës është vënë nën hetim pasi në dyqanin që kishte në pronësi shiste kapsolla dhe fishekzjarrë në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit në dyqanin e tij në lagjen nr.11 të Durrësit janë gjetur lëndët piroteknike që shiteshin në mënyrë të jashtëligjshme. Gjithashtu është zbuluar se 34 vjeçari E.S fshihte të ardhurat e biznesit të tij.

Fishekzjarret dhe kapsollat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?