Kronikë

Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)

10 Janar, 09:30| Përditesimi: 10 Janar, 09:38

  • Share

POGRADEC - Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shiste kokainë, e cila iu gjet e ndarë në doza në automjetin e tij.

Policia ndaloi automjetin e  Florenc Banushit në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje në doza.

'Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit F. B., dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.  

Në përfundim të veprimeve u arrestua shtetasi F. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia e kokainës.', njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?