Droga dhe paratë e sekuestruara

Shiste kokainë në Ankona, arrestohet 32-vjeçari shqiptar! Policia i bastisi banesën, drogën e kishte fshehur në kavanoza me oriz

16 Korrik 2023, 22:25| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 00:11

  • Share

ANKONA- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ankona pasi u kap me 104 doza kokainë dhe një shumë parash të fituara nga trafiku i drogës. Policia italiane e kishte ndjekur këtë person për një kohë të gjatë.

I riu, me precedent të mëparshëm penal të ndërlidhura me trafikun e drogës, u ndalua nga forcat e policisë në një makinë që e kishte marrë me qira. Gjatë kontrolleve, u gjetën 104 qese kokainë dhe para të tjera të siguruara nga tregtia e drogës. Gjithsej, ai ishte duke përpunuar një sasi të konsiderueshme droge.

Hetuesit vijuan kontrollin në apartamentin e tij, ku u gjetën sasi të të tjera drogë dhe para të fshehura me kujdes. Ai kishte futur drogën brenda dy kavanozave të fshehura me oriz për të hequr lagështinë.

Ai tashmë është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë për akuzat e posedimit të drogës dhe shitjes

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?