Foto ilustruese

Kronikë

Shiste kokainë në doza, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

1 Qershor, 10:44| Përditesimi: 1 Qershor, 10:46

  • Share

Durrës- Një 22-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka rënë në prangat e policisë pasi shiste kokainë të ndarë në doza.

Operacioni për kapjen e të riut, Leonard Limani, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit në makinën e 22-vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë.

"Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, shërbimet e DVP Durrës kanë finalizuar një tjetër operacion policor, të koduar “Porcione”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

L. L., 22 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një vend të përshtatur për të fshehur lëndën narkotike, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra porcione, gati për shitje", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?