TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuat në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, pasi shpërndante kokainë. Gjatë kontrollit fizik, por edhe në banesë, 22-vjeçarit Endri Popa iu gjetën disa doza kokainë, një peshore, të cilat janë sekuestruar bashkë me një makinë dhe një celular.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Valias.
Në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 22-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, peshoren elektronike dhe aparatin celular”, njoftoi Policia e Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
