Kronikë

Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

17 Janar, 14:08| Përditesimi: 17 Janar, 15:57

  • Share

Durrës-Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin bregdetar.

"Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u ndalua shtetasi Aldo Dhimitri, 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", informoi sot policia.    

Në banesën e Aldo Dhimitrit blutë sekuestruan dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, një peshore elektronike dhe një celular. 

Operacioni u kodua 'Seventeen'. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?