Foto ilustruese

Drejt Punës

Premtonte licencën e farmacistit, arrestohet mashtruesja 31-vjeçare në Kavajë! Skema si i gënjente qytetarët me adresa false në Instagram! U mori 16 mijë euro

28 Korrik 2021, 13:26| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 14:41

  • Share

KAVAJË- Një skemë e mirëfilltë mashtrimi që kishte të bënte me shitjen e licencave false të farmacistit ishte ndërtuar nga 31-vjeçarja, Suela Kapidani, sot e vënë në prangat e Policisë. Ajo ka mashtruar një numër shumë të madh qytetarësh, ku ka arritur të marrë prej tyre një shumë prej 16.000 eurosh.

Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si kjo 31-vjeçare kishte arritur që nëpërmjet Instagramit mashtronte qytetarët kundrejt shumave të konsiderueshme të parash. E reja nga Kavaja kishte hapur disa adresa false në Instagram me emra të punonjësve të një institucionit shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit.  Në celularin e saj janë gjetur shumë biseda me persona të ndryshëm, me të cilët komunikonte me qëllim mashtrimin për përfitim të paligjshëm të parave. 

Arrestimi i saj u bë sot në rrugën "Josif Budo", në Kavajë, teksa po merrte nga qytetari shumën prej 10.000 eurosh. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10.000 euro, 50.000 lekë të rinj dhe 61 fatura tatimore shitjeje, teksa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë dëmtuar nga ky aktivitet.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?