Celularët e sekuestruar

Shiste pajisje elektronike pa fatura, arrestohet administratori i dy dyqaneve në Lezhë! Sekuestrohen celularë me vlerë 70 mijë euro

27 Tetor 2023, 12:50| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 13:12

  • Share

Një 37-vjeçar, administrator i dy dyqaneve për pajisje elektronike ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se shiste mallra të kontrabanduara. Ndërsa 217 celularë në vlerën e 70 mijë eurove u sekuestruan nga policia.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Mobitech", u arrestua administratori i dyqaneve, V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrollet e kryera në disa dyqane për shitjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike, në qytetin e Lezhës,policia konstatoi në dy prej tyre se pajisjet elektronike shiteshin pa faturë dhe 3 punonjësit e tyre ishin të pasiguruar. 

Për pasojë është arrestuar administratori i dy dyqaneve, mdërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 mijë euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", "Punësimi i paligjshëm", "Moslëshimi i kuponit tatimor" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?