‘Shita qilimin e pajës tek ambasadori i SHBA-së për të ngritur biznesin tim’/ Artizania që mban gjallë traditën e tezgjahut tregon sakrificat për këtë profesion….( VIDEO)

29 Janar 2021, 10:45| Përditesimi: 29 Janar 2021, 11:48

  • Share

Tradita e tezgjahut në Shqipëri është një profesion që gjithmonë e më shumë po zhduket. Mirëpo ende gjenden zonja të rralla që me përkushtim dhe sakrificë ruajnë traditën e tezgjahut siç është  Dallëndyshe Tabaku, e cila e ushtron këtë profesion prej 33 vitesh.

“Në ’87 kam filluar profesionin, mundësia ekonomike atëherë ose do të vazhdoje shkollën ose do vazhdoje punën. Në familjen time parimi ka qenë fitimi nëpërmjet punës individuale.Kur e fillova ishte një rutinë, jo me dashuri sepse dëshira ime ishte që të vazhdpja shkollën sepse kam qenë nxënëse e shkëlqyer. Pamundësia ekonomike, ishim fëmijë shumë dhe u detyrova ti futesha këtij profesioni” u shpreh znj. Dallëndyshe. 

Me trishtim ajo shprehet, se është ndër të fundit gra që po e vazhdon këtë profesion:

“Kemi qen mbi 3000 gra dhe vajza që kemi punuar në ish-ndërmarrjen artistike të Krujës. Ndërmarrje që ka qenë me famë, sepse ne kemi qenë ndërmarrje eksportuese, tregun më të madh ne e kemi pasur eksport jashtë në Gjermani, Austri në vendet e perëndëmit. Sot me keqardhjen më të madhe po shkojmë drejt shuarjes” tha ajo, 

Znj, Dallëndyshe u shpreh se fuqia blerëse përbëhet më shumë nga të turistët e huaj, sepse ata kanë më shumë mundësi ekonomike.

“Diferenca është tek blerjet sepse mundësia ekonomike është më e mirë por po të thuash dëshira e punës së dorës ekziston edhe në tregun vendas.Pastaj mundësia e blerjes është sipas mundësisë ekonomke” u shpreh ajo.

Sakrificat për të hapur biznesin e saj kanë qenë të shumta, një ndër to është shitja e qilimit të pajës:

“Shitja e parë me keqardhjen më të madhe, po do hapja biznesin dhe si hapej biznesi. E kam shitur qilimin tim të pajës, me Ambasdorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për festën e çmuar të pavarësisë së tyre me katër korrik. Ja kam cuar me duart e mija në ambasadë dhe ai e ka hapur aty në oborrin e ambasadës dhe e filmoi dhe e fotografoi.” përfundoi ajo.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?