Belinda Balluku

Politikë

Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro

10 Janar, 20:12| Përditesimi: 10 Janar, 20:52

  • Share

Dy muaj pasi PD depozitoi padi në SPAK, Prokuroria e Posaçme thotë se është duke hetuar mbi dyshimin se me urdhër të  zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, KESH ka kryer shitblerje të paligjshme të energjisë elektrike. Hetimet nisën nga një kallëzim të bërë nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u shpall i pafajshëm pasi ishte kallëzuar nga OSHEE për shpifje.

Por në një intervistë televizive në ‘Top Story’, Balluku ka deklaruar se Bardhi është shpallur i pafajshëm me argumentin se është politikan dhe nuk ka ekspertizë në çështjet e energjisë

“Akuzat nuk shkojnë tek unë dhe si u tha edhe dje në Gjykatë, Bardhi nuk ka ekspertizë energjetike kështu që për këtë arsye deklaratat i bën padashje. Mund t’ua lexoj se si është vendimi i gjykatës. I është bërë kallëzim bardhit nga OSHEE, dhe dje është marrë një vendim gjykata dhe kam parë një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga Bardhi e Berisha, që thonin jemi të pafajshëm. Kam lexuar vendimin e gjykatës, që thotë se duke qenë se Bardhi është thjesht politikan dhe s’ka ekspertizë mbi energjinë, ajo çka ka deklaruar është padashje dhe për këtë arsye ata vlerësojnë që nuk ka një dëm të qenësishëm ndaj OSHEE.

Ndërkohë, avokati i deputetit demokrat Marash Logu tha se kjo është një gënjeshtër, ndërsa thotë se Balluku duhet të bëhet gati që t’u shpjegojë qytetarëve ku kanë shkuar 180 mln euro të shqiptarëve.

“Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gënjeu në emisionin "Top Story" në Top Channel kur tha se "Gjykata ka thënë se Gazment Bardhi nuk ka ekspertizë nga energjia.".

Në asnjë rast Gjykata nuk ka thënë diçka të tillë, por vetëm ka shpallur dispozitivin: 1. Rrëzimin e kërkesës penale të OSHEE Group sh.a. 2. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Gazment Bardhi për veprën penale "Shpifja" parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal. Për këtë zonja Balluku mund të pyesë edhe avokatin e OSHEE që ishte i pranishëm në sallë.

As gjykata dhe as SPAK nuk kanë thënë këtë gjë. Përkundrazi kanë thënë që sjellja dhe denoncimet e z. Bardhi duhet të shërbejnë si nxitje për çdo deputet, sepse janë përmbushje serioze e funksionit të deputetit që denoncon çdo abuzim me detyrën.

Edhe një herë znj. Balluku, apeli i zotit Bardhi për ty është mos keqpërdor vartësit, por bëhu gati që në SPAK t'u shpjegosh qytetarëve ku kanë shkuar 180 mln euro të shqiptarëve. Ky është KORRUPSION MADHOR”, shkruan Logu.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?