Kryeministri Edi Rama, dega nr.1 e PD në Tiranë

Politikë

FOTO/ Rama ironizon PD-në në prag të zgjedhjeve në Tiranë: Dyqani shitet

5 Tetor, 20:04| Përditesimi: 5 Tetor, 21:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka nisur ironitë ndaj Partisë Demokratike, ndërsa zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në 6 bashki të vendit për kryetarë bashkie po afrohen.

Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila ka dalë në shitje.

'Shitet dyqani ', shkruhet në derën e kësaj njësie.

Partia Socialiste ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate të socialistëve për bashkinë Tiranë, ndërsa opozita nuk ka shpallur ende asnjë kandidat.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 shkurt, pasi u shkarkua me vendim të Këshillit të Minstrave.

Dega nr.1 e PD në Tiranë

Ora 21:17
‘Përgjigje për kryeministrin’, Bardhi i përgjigjet ironisë së Ramës: Dega e PS jepet me qira

1759691622_gazmentbardhi.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i ka kthyer ironinë kryeministrit Edi Rama në rrjete sociale. Ky i fundit kishte postuar një foto të degës së PD-së në Tiranë në njësinë nr.1, e cila ishte e boshatisur dhe jepej ambienti për t’u shitur.

Ndërsa Bardhi ka postuar dy foto, në njërën është foto e degës së PS-së në Cërrik që jepet me qira, ndërsa në tjetrën, një foto nga një dege të PS-së në Tiranë me posterin e Erion Veliajt, por dera e dyqanit është pas hekurave, duke dhënë edhe përshtypjen e Veliajt të burgosur.

“Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

Dega e PS-së në Cërrik

Foto nga një degë e PS-së në Tiranë, me posterin e Erion Veliajt
S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?