Piktura “Gruaja e ulur pranë dritares” e artistit të madh Pablo Picasso u shit në ankand për 103.4 milionë dollarë.
Piktura është realizuar në vitin 1932 dhe u shit pas 19 minutash për 90 milionë dollarë, vlerë që u rrit në 103.4 milionë duke iu shtuar taksat, sipas zyrtarëve të ankandit.
Shitja e kësaj pikture është një tregues i gjallërisë së tregut të arti, pavarësisht “goditjes” që mori nga pandemisë e COVID-19.
Piktura i dedikohet të dashurës dhe muzës së Pikasos, Marie – Therese Walter dhe për herë të parë u shit në London tetë vite me parë në një vlerë prej 44.8 milionë dollar, më pak se gjysma e çmimit që u shit ditën e djeshme.
Piktori Pablo Picasso është një ndër artistët më të rëndësishëm të shekullit 20. Ai së bashku me Georges Braque janë krijuesit e kubizmit, një lëvizje e cila ndryshoi përgjithmonë pikturën dhe skulpturën evropiane, si dhe arkitekturën, muzikën dhe letërsinë botërore.
Artistet jane te afte te bejne piktura si origjinalet,por erdhi nje kohe qe kjo nuk ishte e mjaftueshme.Arti filloi te shprehte dhe ndjenjat ,dhe te padukshmen.Ti mund te shohesh qiellin ne shume piktura klasike,por nuk dallon levizjen e ajrit,flladit si te Van Gogu.Thua qe// nje femije vizaton me bukur//.Sigurisht qe ka plot femije qe vizatojne bukur,por jo cdo femije eshte Picasso.Dhe ashtu sic deklarohet ne artikullin e mesiperm,ky eshte nje ekzemplar i stilit kubist.Gjithashtu, dua te shtoj qe nje nga te fundit,per te mos thene i fundit perfaqesues i kubizmit,ka qene piktori shqiptar Ibrahim Kodra,qe ka pas qene mik i ngushte me Picasson.
PërgjigjuSecili e sheh cdo gje sipas perceptimit te tij edhe pa qene njohes i stilit kubist. 100 milion dollare mund te perdoren per gjera shume me me vlere se kjo megjithe shpiegimet shoqeruese. Personalisht as nga larg as nga afer nuk me terheq ky stil.
Po po po,qejfi ha edhe kumbulla të tharta?! Një fëmijë vizaton më bukur,100%!
Përgjigju