Një pallto e punuar me dorë, e veshur nga Elvis Presley është shitur për më shumë se 120,000 paund në ankand.Veshja prej lëkure e veshur nga Elvis Presley gjatë vitit të fundit të jetës së tij, doli në ankand të shtunën. Ajo u ble për 128,000 paund nga një koleksionist amerikan.
Drejtuesi i ankandit Henry Aldridge kishte thënë më parë se ata prisnin që pallto të arrinte rreth 15,000 paund, por ajo u shit për më shumë se 120 mijë paund.
Elvis Presley ia dha pallton vëllait të të fejuarës së tij Ginger Alden para vdekjes së tij në 1977.
Komento