Ferrari model 250 LM

Sport

Shitet për 35 milionë euro Ferrari që fitoi garën e makinave sportive në vitin 1965

7 Shkurt, 11:03| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:08

  • Share

Ferrari që fitoi edicionin e vitit 1965 të garës prestigjioze “24 Hours of Le Mans” u shit për 34,9 milionë euro (36,2 milionë dollarë) në një ankand në Paris, njoftoi sot kompania italiane e prodhimit të automjeteve.

Ferrari tha se shuma mahnitëse është më e paguara për modelin 250 LM. Kjo makinë specifike ka fituar titullin e gjashtë radhazi të Ferrari-t në “Circuit de la Sarthe” në Francën perëndimore dhe të fundit deri në vitin 2023.

Masten Gregory dhe Jochen Rindt drejtuan makinën, e cila ishte ekspozuar në Muzeun “Motor Speedway” të Indianapolis që nga viti 1970 përpara se të ofrohej për shitje nga ankandi Sotheby’s, për Ekipin e Garave të Amerikës së Veriut (NART).

Ferrari nuk dha detaje për identitetin e blerësit të modelit 250 LM, që ishin prodhuar vetëm 32 copë. Rekordi për shitjen e një Ferrari ishte një 330 LM/250 GTO nga viti 1962, i cili u shit në ankand në New York për 51,7 milionë dollarë në nëntor 2023.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?